Covid 19, boom infeksionesh në SHBA, 300% më shumë se një vit më parë

Rastet e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara  gjatë javës së fundit janë rritur me 300% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë (31 Gusht -7 Shtator 2020). 

Të dhënat vijnë nga  Universitetit John Hopkins.

Nga 30 gushti deri më 6 shtator të 2021, numri i të infektuarve arriti në 1.14 milion njerëz kundrejt 287.235 që ishin vitin e kaluar.