Kapet me 1 kg kokainë dhe 39 thika, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë (Emri)

Haxhi Mykaj, 44 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar  ditën e sotme në në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, në kuadër të operacionit të koduar “Chivas Regal”

Blutë bëjnë me dije se pas kontrollit që u bën në makinë me të cilën po udhëtonte Mykaj, u gjetën1 kg e 32 gram me lëndë narkotike kokainë dhe  39 thika, të cilat janë sekuestruar.

“Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 1 kg e 32 gramë kokainë dhe 39 thika.” – njofton policia .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.