"Sa më pak të arsimuar, aq më shumë të nënshtruar", Mehmeti: Po kërkohet platformë për dearsimimin e shqiptarëve
Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti ishte i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora nga ku foli për problematikat që sjell mësimi fakultativ i cili filloi në datën 1 shtator.
Sipas ekspertit, në fushën e arsimit nuk ka pasur investime. Shifrat tregojnë për një numër të lartë studentësh ekselentë që janë larguar nga vendi. Në gjykimin e ekspertit po kërkohet një platformë për dearsimimin e shqiptarëve pasi indiferenca ndaj arsimimit nuk shpjegohet ndryshe.
Mehmeti: "Dy kemi emergjenca, shëndetësia dhe arsimi. Atë pak buxhet që e ke ndaje në mënyrë të rregullt. E rëndësishme nuk është të krijosh ministri, por a kemi ne një vizion të qartë se ku do shkojmë. Sot kemi 40% më pak studentë, kishim 3000 studentë që shkonin jashtë vendit, sot kemi 11000 studentë që ikin jashtë. Nga viti 2016 deri sot 50000 maturantë ekselentë kanë ikur jashtë vendit.
Cili është investimi që kemi ne në fushën e dixhitalizimit? Cilat janë frutet? Se kemi harxhuar 10 milionë euro. Ka 2 gjëra; mungesë vizioni, mungesë pasioni dhe një paaftësi totale. Nuk ka dëshirë, por unë jam i bindur dhe ky është mendimi im personal se po kërkohet një platformë për dearsimimin e shqiptarëve. Sa më pak të arsimuar, më shumë të nënshtruar. Sa më shumë të arsimuar më shumë probleme do të kemi, se ndryshe nuk shpjegohet kjo indiferencë ndaj arsimimit. " /OraNews/
