E rëndë! 2-vjeçari në Kosovë humb jetën nga Covid-19

Një fëmijë në moshën 2 vjeçare i infektuar me Covid-19, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Kosovë, në klinikën e  Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Klan Kosova, bën me dije se gjendja e të miturit është përkeqësuar për shkak të Covid-19 e për pasojë nuk ka mundur që të mbijetojë.

Sot në Kosovë, 920 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërkohë 28 persona kanë humbur jetën. 

Në mesin e viktimave ishin dhe një grua dhe vjehrri i saj nga Malisheva. 

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë në Gjilan si pasojë e infektimit me koronavirus, kanë humbur jetën nënë e bir.