Kaos në kufi/ Radhë kilometrike makinash në Morinë (Foto)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2021, 17:51

Radhë kilometrike makinash, janë krijuar në pikën kufitare në Morinë.
Siç shihet në fotot e siguruara nga LSA, qindra makina nga Shqipëria, kanë pritur në radhë për ta kaluar në kufi për të hyrë në Kosovë.

Pas hyrjes në fuqi të masave shtrënguese kundër koronavirusit, situata në kufi ka qenë kaotike për disa ditë radhazi.

Në Morinë punohet me kapacitet të plotë dhe procedura e verifikimit të dokumentacionit nuk zgjat shumë, por radhët është e pamundur që të shmanget trafiku për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes.


