Yuri Kim takon Etilda Gjonajn: Me kontributin e saj reforma në Drejtësi ka filluar të japë rezultate

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë së kabinetit "Rama 2", Etilda Gjonaj.

Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja Kim ka vlerësuar punën e ministres Gjonaj në krye të ministrisë së Drejtësisë.

"U takova me  Etilda Gjonaj për ta falënderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si ministre e Drejtësisë, personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç.

Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila me kontributin e saj ka filluar të japë rezultate. Amerika do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standardet për BE dhe afrojnë Shqipërinë më afër me SHBA," shkruan ambasadorja.

Ajo gjithashtu shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës në Shqipëri përsa i përket reformës në drejtësi.