Aksident në Lushnje-Berat/ Dy makina përfundojnë në kanal, pesë të plagosur

Një aksident ka ndodhur, pasditen e sotme në rrugën nacionale Lushnje- Berat.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se dy makina kanë përfunduar në kanal e si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se mjeti me targa greke tip "Ford" që  drejtohej nga Hajri Selenica, ka dashur të kthehet majtas për të hyrë në një biznes në krahë të majtë të rrugës,lëvizje e cila nuk është vënë re nga drejtuesi i fouristradës, Qani  Pepa, gjë që ka sjellë përplasjen e mjeteve që më pas kanë përfunduar në kanal.

Mësohet se të plagosurit janë nisur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia.

Aksident në Lushnje-Berat/ Dy makina përfundojnë në kanal,

Aksident në Lushnje-Berat/ Dy makina përfundojnë në kanal,