Aksident në qendër të Elbasanit, lëndohen babë e bir dhe një pasagjere

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në qendër të Elbasanit, pranë bulevardit Qemal Stafa.

Nga përplasja e mjeteve raportohet se dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë.

Bëhet fjalë për një të mitur dhe për babain e tij të cilët kanë qenë duke ecur si dhe një grua që ishte pasagjere në një nga mjetet.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht, të 3 të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e aksidentit për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.