Nënë e bir vdesin nga covidi në Gjilan të Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2021, 00:41
Dy anëtarë të një familjeje, nënë e bir, humbën jetën sot nga covid-19 në komunën e Gjilanit.
Deklarata është bërë nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë një emisioni në Kanal 10.
“Fatkeqësisht sonte u njoftova që dy anëtar të familjes Arifi nga Zhegra kanë vdekur nga Covid-19, dhe ky është rasti më i rëndë prej fillimit të pandemisë”, tha Haziri.
Haziri po ashtu theksoi se janë diku 900 raste aktive me Covid-19 në Gjilan.
