Mori pjesë në protestë dhe u përplas me policinë, shoqërohet këshilltari i presidentit të Malit të Zi

Këshilltari i Presidentit të Malit të Zi, Veselin Veljoviç, është shoqëruar nga policia, pasi është përplasur  me policinë në protestat që po zhvillohen në vend.

Qytetarët kundërshtojnë kurorëzimin e Mitropoliti Joanikije në krye të kishës serbe.

Lajmin për shoqërimin e tij e ka bërë me dije zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç.

“Shihni se si Veselin Veljoviç, këshilltar i Presidentit të shtetit dhe një grup deputetësh të DPS, fillojnë sulmin ndaj policisë malazeze mëngjesin e sotëm. Unë mendoj se gjithçka është e qartë për të gjithë tani! Ne apelojmë për paqe dhe ulje të tensioneve." shkroi Dritan Abazoviç.