Nuk i respektoi masat kundër Covid-19, mbyllet lokali i deputetes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2021, 16:47
Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin janë duke mbyllur çdo lokal i cili nuk është duke respektuar masat anti-Covid, të miratuar nga Qeveria e Kosovës.
Madje ata nuk kanë kursyer as deputeten e Vetëvendosjes, Adriana Matoshin.
Për shkak të shkeljeve të masave anti-Covid, lokalit të deputetes së VV-së, iu është vënë dryni, shkruan Gazeta Infokus.
Gazeta Infokus ka siguruar edhe fotografi, ku shihet letra e vendosur në derën e këtij lokali, e ku thuhet “Ndalohet përkohësisht veprimtaria”.

