Shifra alarmante në Maqedoninë e Veriut/ 32 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19

Edhe ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar shifra të larta, të infektimeve dhe viktimave nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë, në Maqedoninë e Veriut, ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 32 persona si pasojë e Covid-19. duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6 097.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe, janë regjistruar 119 raste të reja. Po ashtu janë shëruar edhe 164 pacientë, 159 365 të shëruar që nga fillimi i pandemisë.

Rastet aktive me Covid janë 14781.