Kosovë/ Rritet numri i viktimave, 28 të vdekur dhe 489 raste të reja me Covid-19

Kosovë/ Rritet numri i viktimave, 28 të vdekur  dhe 489 raste të

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar  se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 489 raste të reja me COVID-19, nga 6 mijë e 310 testime.

Në 24 orët e fundit  kanë humbur jetën 28 persona si pasojë e Covid-19.

859 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, ndërkaq raste aktive janë 25 mijë e 290.

Më herët, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njoftoi se tetëdhjetë e tre pacientë me koronavirus, të shtrirë në spitalet e Kosovës, janë në gjendje të rëndë. Një ditë më herët, numri i pacientëve në gjendje të rëndë ishte 87.

Në total, në spitalet e Kosovës janë 1,115 pacientë pozitivë me koronavirus.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 1,038 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Numrin më të madh të pacientëve me koronavirus e ka Qendra Klinike Universitare e Kosovës: 431.

Ditën e djeshme (5 shtator), në Kosovë janë konfirmuar 24 viktima nga koronavirusi dhe 890 raste të reja të të infektuarve. Ndërsa numri i qytetarëve të vaksinuar me dy doza  kundër koronavirusit ishte 307,467.