E rëndë/ 44-vjeçari gjendet i varur në ballkon, kishte vrarë nënën e tij në 2013

Një histori tragjike fshihet pas artistit 44-vjeçar, i cili u gjet i varur në ballkonin e shtëpisë, mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në Rafinë, Greqi.

Viktima u gjet i varur me shirit izolues në gojë, shkruajnë mediet greke. Pas identifikimit të viktimës, policia zbuloi se 44-vjeçari kishte precedent penal.

Në vitin 2013 ai në gjaknxehtësi e sipër, ai mbyti nënën me kabullin. Pas vrasjes autori u arrestua dhe u burgos, por u la i lirë shumë shpejt.

Në shtëpinë e 44-vjeçarit u gjetën  tri letra, një për familjen një për policinë dhe një për avokatin e tij, njoftojnë autoritete vendase.