Masat anti-covid, radhë kilometrike për tu futur në Kosovë këtë të diel në Morinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2021, 18:27
Vijon situata me rrudhë kilometrike të mjeteve dhe pritjeve të qytetarëve të Kosovës për të hyrë në Kosove përmes kufirit me Shqipërinë.
Kjo situatë vazhdon tashmë pre 6 ditësh.
Ndërkohë testi PCR, certifikata e vaksinimit janë të detyrueshme.
Fluksi është shtuar ndjeshëm kë mbrëmje të së dielës, kur një pjesë e mirë e qytetarëve të Kosovës po kthehen nga pushimet verore që kaluan në bregdet.
Edhe pse në doganën e Kosovës janë vendosur tre pika kontrolli shtese sërish radhët nuk janë shmangur prej 31 gushtit kur qeveria vendosi masat shtrënguese në kufi për përhapjen e Covid-19.

