E rëndë, humb jetën nga Covid një foshnje tre javëshe në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2021, 13:07
Një foshnje 3-javëshe ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.
Gazeta Express, bën me dije se foshnja ka vdekur mbrëmjen e ditës së djeshme.
Mësohet se foshnja po merrte trajtim në Klinikën e Neonatologjisë, por që për shkak të infektimit me virus, ka humbur jetën.
Ajo ishte infektuar me virus nga familjarët e saj të cilët po ashtu ishin të infektuar.
