Brazili pezullon përdorimin e 12 milionë dozave të vaksinës Sinovac

Brazili ka pezulluar 12 milionë doza të vaksinës Sinovac.

Sipas mediave të huaja, vaksinat janë pezulluar nga Rregullatori federal i shëndetit të Brazilit, pasi ishin prodhua në një fabrikë të paautorizuar.

Pezullimi i dozave të vaksinës ishte paralajmëruar edhe më herët nga instituti Butantan i Sao Paulos, një qendër biomjekësore që ka bashkëpunuar me Sinovac për të mbushur dhe përfunduar vaksinat në vend.

“Njësia prodhuese, nuk u inspektua dhe nuk u miratua autorizimin e përdorimit urgjent të vaksinës së përmendur,” tha rregullatori.