Rama dhe Meta përgëzojnë kombëtaren për fitoren me Hungarinë: Rikthen ëndrrën e madhe

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë përgëzuar fitoren e kombëtares Shqiptare ditën e sotme 1:0 me Hungarinë.

Meta shkruan në Facebook se me këtë fitore rikthehet një ëndërr e madhe.

Meta: Një fitore e shumëpritur, që rikthen ëndrrën e madhe! Urime kuqezinjve!

Ndërkohë Rama është mjaftuar vetëm me simbolin e kuqezi dhe një zemër, bashkëngjitur me renditjen në vendin e dytë të kombëtares sonë.