Broja nderon Shqipërinë, kombëtarja jonë fiton në minutat e fundit ndeshjen me Hungarinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2021, 19:49
Armando Broja ka nderuar kombëtaren shqiptare sot në Elbasan Arena duke shënuar gol kundër Hungarisë.
Goli ka ardhur në minutën ’87 duke zhbllokuar rezultatin pak para përfundimit të ndeshjes.
Goli ka gëzuar zemrat e tifozëve, të cilët po e prisnin një gol nga kombëtarja jonë.
Kombëtarja kishte disa minuta që po provonte të shënonte një gol, por për mbi 80 minuta nuk ia doli.
Kjo fitore i jep 3 pikë Shqipërisë dhe ngjitet në vendin e dytë në grup.





