Tentoi të kalonte me furgon 20 emigrantë të paligjshëm, shoferi ia mbath sa sheh policinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shtator 2021, 20:28
Kapet një furgon me mbi 20 emigrantë të paligjshëm në fshatin Drenovë të Korçës.
Drejtuesi i mjetit është larguar me vrap nga vendngjarja sapo ka parë policinë.
Ai është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.
Aksioni është zhvilluar vetëm pak minuta më parë, ndërsa klandestinët janë marrë në drejtorinë e kufirit për deklaratat.
