Fjalët janë të tepërta kur dhimbja është e madhe, pushofsh në paqe Profesor!

E trishte kjo dite per Shkodren, nje tjeter njeri fisnik, qytetar model dhe mbi te gjitha artisti qe te bente per vete me mjeshterine dhe thjeshtesine e tij iku nga kjo jete tokesore. Kujtimet me profesor Kujtimin nisin heret qe kur ishim ne shkollen fillore dhe angazhoheshim ne aktivitetet kulturore, e me vone puna me beri ta njoh nga afer edhe me shume.

Gjithmone bashkepunues me gazetaret, i hapur per diskutime e duke pranuar cdo kritike e sugjerim. Jane te pafundme brezat e rinj qe u rriten ne duart e tij, e sot shkelqejne ne skenat e botes. Ka fjale pa fund per te shkruar per nje njeri si profesor Kujtim Alija, por fjalet jane te teperta ne raste te tilla kur dhimbja eshte e madhe.

Pushofsh ne paqe profesor, luftove deri ne fund me armikun e shekullit, duke mos e larguar buzeqeshjen dhe optimizmin. Zoti i merr te miret afer vedit edhe kur ato nuk e kane radhen! Ngushellime familjes dhe te gjitheve miqve e bashkepunetoreve te profesorit!