"Lamtumirë shok! Zoti i madh të mëshiroftë" shkrimi emocionues i Shpëtim Saraçit për Mjeshtrin e Madh

Kompozitori i njohur për publikun shqiptar, Shpëtim Saraçi, i ka dhënë lamtumirën e fundit mikut të tij, Mjeshtrit të Madh, Kujtim Alij,nëpërmjet një postimim në Facebook.
Mjeshtri u nda nga jeta ditën e sotme.
Dirigjenti, pedagogu dhe organizatori i njohur shkodran Kujtim Alija vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën.
Postimi i plotë:
"Ky kujtim i fundit do te na mbetet përjetë në zemër shoku jonë i paharrueshëm Kujtim Alija.
I pakrahasueshëm kontributi jot në breza.
Fat i madh për ne me jetu dhe bashkëpunu me ty ndër vite.
E forcoftë Zoti familjen e shkëlqyer.
Ne asnjëherë nuk do te harrojmë.
Zoti i madh te mëshiroftë.
Do të na marri malli shumë.
Lamtumirë shok."
Dirigjenti i njohur shkodran, ishte organizator për shume vite i Festivalit Mbarëkombëtar të Fëmijëve si dhe drejtues i Qendres Kulturore të Fëmijëve në Shkodër.
