Banda muzikore e Shkodres përcjell dirigjentin e saj prej më shumë se 30 vite: Lamtumirë Mjeshtër Kujtim Alija!

Shkodra i jep lamtumirën sot dirigjentit pedagogut dhe organizatori i palodhur i Festivalit Mbarëkombëtar të Fëmijëve në Shkodër.

Banda muzikore e Shkodres e përcolli  për në banesen e fundit ashtu siç i ka hije dirigjentin e saj prej më shumë se 30 vite.

Ndërkohë u bënë homazhe në teatrin “Migjeni” .

Mjeshtri i Madh u nda nga jeta dje në moshën 60-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë me të cilën u përball.

Edicioni i 59-ë të Festivalit të Fëmijëve në Shkodër, ishte hera e parë në dekadat e fundit, kur ai nuk i drejtoi fëmijët, dhe hera e fundit kur Profesori siç e thërrsnin doli në publik.

Krerët e shtetit, artistë e qytetarë përcollën vlerësime në rrjetet sociale dhe i bënë homazh jetës dhe punës së Kujtim Alijës.