Rama në Puglia kërkon prezencën e universiteteve publike italiane në Shqipëri
Universitetet në Itali mbeten te më të synuarit për të rinjtë shqiptarë.
Në kushtet e pandemisë ndjekja në auditore është kthyer në mision të vështirë.
Për këtë qëllim kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Puglia, ku ka marrë premtimin për lehtësira.
Rama: "Ju falenderoj për mundësinë që na dhatë për ët folur me të gjithë rektorët dhe që të vazhdojmë të zhvillojmë një dialog i cili tashmë ka nisur, me urimin që mund të finalizojmë brenda një kohe të arsyeshme dhe të hedhim disa hapa të cilët do mund të na çojnë më tej, ta çojmë më tej këtë marrëdhënie me realizimin e nismave të përbashkëta, nisma të cilat do të conin në një tjetër nivel universitetet tona. E di që nuk është diçka e lehtë, nuk është një punë e lehtë me italianët dhe puliezët e nëse i shtojmë dhe shqiptarët nuk është një punë e lehtë.
Por, disponibiliteti juaj është diçka shumë e çmuar për mua, për ne. Nuk është vetëm në këtë fushë që ne mund të bëjmë gjëra të përbashkëta, pro edhe në fusha të tjera. Duhet të themi që kemi një shtim të mirë të sipërmarrjeve italiane në Shqipëri dhe anasjelltas të sipërmarrjeve shqiptare këtu. Duhet ta marrim si shembull këtë. Përsa i takon të tjerave nuk më mbetet tjetër veçse t'iu falenderoj. Përsa i takon shëndetësisë jemi në një rrugë që më duket se është konstruktive dhe që mbart në vetvete mundësi të mira. Besoj se do të na duhet të mendojmë për diçka të përbashkët, jo vetëm me Italinë por edhe me Greqinë. "
Kryeministri dha më tej pas konferencës më shumë detaje për gazetarët italiane. Rama tha se me këtë nismë do të ketë më shumë prezencë të universiteteve publike italiane në Shqipëri, duke u dhënë mundësi studentëve që të mos largohen nga vendi i tyre.
Rama: “Falë kryetarit të bashkisë por edhe guvernatorit të cilët na hodhën në tryezë mundësinë dhe dispobiniliteti e rektorëve të këtij rajoni. Ne folën sot për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afërt mes universiteteve dhe mundësisë për të pasur më shumë prezencë të universiteteve publike italiane tek ne. U japim mundësi studentëve pa u dashur të largohen nga Shqipëria. Do të arrijmë të konkretizojmë disa projekte. Po punojmë edhe për temën e zjarreve. Një temë tjetër është ajo e shkëmbimeve turistike. Meqenëse shumë shpejt nga ana tjetër e dertit do të kemi një aeroport siç është ai i Vlorës. Mbi të gjitha është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të kultivojmë këtë ndjenjë vëllazërie që është ndjenja më e çmuar që kemi mes nesh dhe Italisë."
E pranishme në takim ishte dhe ministrja Evis Kushi.
/OraNews/

