Yuri Kim viziton për herë të parë Peshkopinë, shëtit në qytet e pi kafe me banorët
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e djeshme ka vizituar Peshkopinë.
Me anë të një postimi në Instagram, Kim shkruan se në Peshkopi ndodhet për herë të parë dhe se vendi ka një potencial të madh dhe duhet zhvilluar edhe më shumë.
Gjatë qëndrimit atje, ambasadorja është takuar edhe me banorë të zonës që e kanë ftuar për kafe.
“Në vizitën time të parë në Peshkopi, Dibrën e bukur, me ambasadoren e Suedisë, Elsa Håstad. Ne vizituam qendrën turistike lokale që u zhvillua me mbështetjen e USAID dhe Suedisë. Ne gjithashtu takuam shumë qytetarë të dashur gjatë shëtitjes sonë në bulevardin kryesor, përfshirë edhe disa zotërinj që na ftuan për kafe. Faleminderit Ethem Muda, Shukri Konesha, Nuri Sallahu & Xhemal Jashari për kafen & bisedën. Ne pajtohemi 100% që Dibra ka potencial të madh që duhet zhvilluar më shumë. Shpresoj ta vizitoj përsëri së shpejti”, shkruan Kim.
Yuri Kim ka vizituar disa vende të Shqipërisë.
View this post on Instagram
