Zjarri përfshin kodrat e fshatit në Memaliaj, flakët po favorizohen nga era
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2021, 16:20
Një zjarr ka rëndë ditën e sotme në kodrat e fshatit Zhulaj , njësia Krahes në Memaliaj.
Zjarri ka përpirë sipërfaqe të tëra dhe po favorizohet nga era çka e bën ndërhyrjen për ta fikur të vështirë.
Flakët janë duke djegur sipërfaqe të shumta shkurresh duke ngritur re të mëdha tymi në ajër.
Ndërkohë, më herët ditën e sotme, Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka bërë një bilanc të situatës së zjarreve në vendin tonë.
Ai tha se zjarret dogjën 33.420 hektar kullota, pyje e shkurre si dhe 14 mijë rrënjë ullinj e pemëtari.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama premtoi rritje page për të gjithë forcat e emergjencës civile të cilët lanë shtëpitë dhe familjet e tyre për të mbrojtur natyrën si pasurinë publike e të gjithëve.

