Tri makina përplasen në autostradën Tiranë - Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shtator 2021, 13:23
Tre automjete janë përplasur mesditën e sotme në autostradën Tiranë- Durrës. Fatmirësisht nga aksidenti ka vetëm një të plagosur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet përkatëse për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 03.09.2021, rreth orës 12:45, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 3 mjete me drejtues S. E., M., B., dhe Th. G. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. B., 68 vjeçe, pasagjere në mjetin me drejtuese M. B, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën