Fatmir Pjetri zbret me litar dhe çengel në dorë, pas tij Arbër Çekaj, Video e tentativës së arratisjes nga burgu 313

Pamje të kamerave të sigurisë që kanë filmuar tentativën e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga burgu 313 në Tiranë kanë dalë në media.

Pjetri duket se se zbret me një litar kordon të cilin e ka realizuar me çarçafë të lidhur si dhe një hekur të kthyer në formën e çengelit.

Fill pas Fatmir Pjetrit, që mbahet i izoluar për akuzën e grabitjes me armë dhe pjesëmarës në grupin kriminal që vidhte lekët e bankave në Rinas, është parë të zbresë nga lart-poshtë dhe Arbër Çekaj, një emër jo pak i njohur për opinionin publik.

Pikërisht me hekurin  e kthyer në formë çengeli janë goditur punonjësit e policisë së Burgjeve, të cilët kanë pikasur momentin e arratisjes dhe kanë ndërhyrë menjëherë. Megjithëse ata janë goditur disa herë me sende të forta nga dy personat që po tentonin të arratiseshin, policia e burgjeve ka arritur ti neutralizojë duke mos lejuar arratisjen e tyre.

Fatmir Pjetri zbret me litar dhe çengel në dorë, pas tij
Momentet kur Fatmir Pjetri tenton të arratiset nga Burgu 313
Fatmir Pjetri zbret me litar dhe çengel në dorë, pas tij
Momentet kur Fatmir Pjetri tenton të arratiset nga Burgu 313