Delta në Shqipëri, tek Infektivi të shtruar edhe pacientë që kanë bërë 2 dozat e vaksinës
Javët dhe muajin e fundit është vënë re një rritje e infektimeve me variantin e ri të koronviruasit, delta.
Fakt që reflektohet nga numri i konsiderueshëm i familjarëve që ndodhen jashtë spitalit infektiv. Ata presin me qese nëpër duar për t'i dhënë ushqime e rroba të afërmve tyre të shtruar.
Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi raporton se sipas famijarëve në spitalin 'Covid 1' ka të shtruar që i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës.
"Sot ka pasur një numër konsideruesëhm të familjarëve në spitalin infektiv për t'ju sjellë të afërmve të shtruar ushqime dhe veshje. Disa kanë thënë se njeriu i tyre i afërt ka qenë i vaksinuar edhe me të dyja dozat e vaksinës, por pavarësisht kësaj për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese familjarët janë detyruar t'i sjellin në spital. Kanë qenë të shumtë ata që kanë thënë se nuk e kanë bërë vaksinën dhe janë përkeqësuar", njofton gazetarja nga terreni.
Në spital gjithashtu ka të shtruar të të gjitha moshave. Aktualisht në Covid 1 janë 103 pacientë të shtruar me koronavirus.
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 853 raste me Covid si dhe janë regjistruar 4 viktima.
