Vidhte ilaçet e covidit dhe kancerit, Gjykata e Korçës mban në burg infermierin “hajdut nga borxhet”
Gjykata e Korçës vendosi të mbajë në burg pa afat infermierin që vidhte ilaçet e të sëmurëve me covid dhe kancer dhe i shiste në treg të zi.
Nikolin Ciko, në dëshminë e parë tha se vidhte spitalin pasi kishte borxhe e kredi për të larë.
Infermieri që vidhte në Spitalin e Korçës dhe për t'i shitur në treg të zi ilaçet e të sëmurëve me covid dhe tumor mbeti në qeli!
Nikolin Ciko u përball me akuzën këtë të premte në Gjykatën e Korçës që caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat.
Policia ka provuar se 43 vjeçari ka vjedhur farmacinë e spitalit më datat 8 Mars dhe 30 Gusht të këtij viti dhe një ditë më pas përfundoi në pranga.
Infermieri Cikos sipas akuzës mori një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore te destinuara sidomos për sëmundjet tumorale.
Vlera e barnave shkonte mbi 1.000.000 lekë.
Sipas prokurorisë, farmacia e Spitalit Rajonal të Korçës është vjedhur edhe herë të tjera, por grupi hetimor ende nuk ka arritur tek autorët.
Mes të dyshuarve është edhe 43 vjeçari, por kjo nuk provohet.

