Shkrumbojnë dhe zjarret e vjeshtës, dy vatra në Ballsh e Memaliaj, digjen ullinj e shkurre
Nga Inelda Vallja Përditësimi i fundit 3 Shtator 2021, 13:24
Vera mbaroi por zjarret vijojnë edhe këto ditë të para të vjeshtës.Dy vatra të reja u shfaqën këtë të premte në Ballsh dhe Memaliaj.
Në Ballsh zjarri perfshiu lagjen "Bylis" duke djegur e ullinj dhe shkurre.
Flakët u përhapën me shpejtësi të ndihmuara edhe nga era, por nuk paraqitën rrezik për zonën e banuar.
Zjarri u shua, por ajo kjo është ajo çfarë mbeti pas.Sipërfaqe të tëra u shkrumbuan, demet jane te medha.
Gjithashtu në Krahës të Memaliajt një vatër e madhe zjarri përfshiu zonën, ndërsa ende nuk dihen përmasat e tij.
Ky sezon ka qenë dramatik për vendin tonë sa i përket zjarreve, shumë prej te cilave mendohet se janë shkaktuar qëllimisht.
/OraNews/
