Bëhet bilanci i zjarreve: 33.420 hektar kullota të djegura dhe mbi 12 mijë forca të armatosura pjesë e operacionit
Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka bërë një bilanc të situatës së zjarreve në vendin tonë.
Ai tha se zjarret dogjën 33.420 hektar kullota, pyje e shkurre si dhe 14 mijë rrënjë ullinj e pemtari.
Çako tha se vendi ynë është një vend me rrezikshmëri të lartë për zjarret dhe se në gjithë vendin shpërthyen 389 vatra zjarri.
Zjarri më masiv ishte në Gadishullin e Karaburunit sipas Çakos.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se në operacionet kundër luftës së zjarreve u përfshinë 4960 trupa dhe 152 mjete të FA, 3309 trupa dhe 113 mjete zjarrfikëse, 1914 forca lokale të të gjitha bashkive, 1400 forca vullnetare, 489 forca të policisë së shtetit, 606 forca të shërbimit pyjor, 10 ambulanca dhe padyshim gjithë administrata e agjencisë civile pranë ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo ishte fuqia njerëzore e operacioneve nga toka për të luftuar me 389 vatra zjarri në të gjithë vendin.
Në ndihmë erdhën 3 mjete helikopterë nga Çekia dhe Holanda./OraNews/
