Video/ Italia zhgënjen vetëm me barazim, bind Gjermania dhe humbet Spanja

Në ndeshjet e mbrëmjes nuk munguan surprizat në eliminatoret e Botërorit Katar 2022. Kampionët e Europës, Italia e nisi me një barazim zhgënjyes ndaj Bullgarisë në “Artemio Franchi” ku golit të Chiesas iu përgjigj Iliev. Po në grupin C, Irlanda e Veriut dominoi 4-1 Lituaninë në shtëpinë e këtyre të fundit.

Surpriza e madhe erdhi në Grupin B ku është edhe Kosova ku Suedia mposhti 2-1 Spanjën me përmbysje. Fillimisht shënuan iberikët me Soler dhe më pas Isak me Claesson përmbysën ndeshjen në 2-1.

Gjermania në Grupin J, nisi rrugëtimin me Hansi Flick me një fitore të lehtë dhe të kursyer 2-0 në fushën e Liechtenstein me golat e Werner dhe Sane. Ndërkohë që po në këtë Grup, Maqedonia e Veriut barazoi me Armeninë në Shkup ndërsa Islanda u mund në shtëpi 2-0 nga Rumania.

Ndërkohë në Grupin E, Belgjika luajti tenis 5-2 në fushën e Estoninë dhe Republika Çeke mundi 1-0 Bjellorusinë.