Granit Xhaka me Covid-19, kapiteni i Zvicrës përfundon në izolim
Një lajm aspak i mirë për Granit Xhakën dhe për Zvicrën në këto ndeshjet të rëndësishme të shtatorit. Mesfushori shqiptar, kapiteni i helvetëve ka rezultuar pozitiv me covid-19 por përgjigja për testin e tij erdhi vetëm pak momente përpara se skuadra të zbriste në fushë e natyrisht duhej të luante edhe ai.
“Xhaka kishte simptoma në mëngjesin e ndeshjes, teksa u izolua menjëherë në dhomën e tij. Një test i shpejtë doli negativ, ndërsa më pas testi PCR, që u krye për efekt sigurie, prodhoi një rezultat pozitiv gjatë pasdites. Ai do të zhvillojë një tjetër test PCR gjatë të enjtes. Mjeku përgjegjës në kantonin e Bazelit nuk ka urdhëruar masa të tjera për skuadrën pasi lojtarët ose janë të vaksinuar, ose kanë kaluar COVID-19. Një pjesëtar i stafit u desh të niste karantinën”, ishte njoftimi nga Federata Zvicerane e Futbollit.
Zvicra do të luajë më 5 Shtator ndeshjen eliminatore ndaj kampionëve të Europës dhe mungesa e Xhakës do të ishte një humbje e madhe për helvetët, shkruan Ora News.
