Telashe për Mbappe. Sulmuesi braktis Francën për probleme fizike

Ajo që parashikohej si më e keqja për Mbappe, është konfirmuar. Pas testeve mjekësore të kryera në mëngjesin e kësaj të enjteje, Kylian Mbappe braktis grumbullimin me Francën dhe nuk do të jetë për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Finlandës.

Sulmuesi i PSG, i cili pësoi një tendosje të muskulit të këmbës gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës në Katar 2022 kundër Bosnjës, do të ndiqet tashmë nga mjekët e PSG-së.

Mbappe ndjeu dhimbje gjatë një vrapimi por nuk u zëvendësua menjëherë në fushë edhe pse më pas doli në 90’ për të shmangur diçka më të keqe, shkruan Ora News.

Gjithsesi, Deschamps ka alternative shumë të vlefshme ndaj dhe me lojtarin duket se vendosën që të mos rrezikonin duke e çuar para kohe në Paris, ku do ndiqet nga mjekët e klubit francez.

Telashe për Mbappe. Sulmuesi braktis Francën për probleme fizike

Në Instagram, Mbappe reagoi i mërzitur teksa edhe Franca nuk arriti të merrte një fitore me Bosnjen ndërsa tani duhet të reagojë ndaj Ukrainës dhe Finlandës.