Video/ Franca zhgënjen ndaj Bosnjes. Barazim edhe në duelin Norvegji-Holandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2021, 22:45
Franca mori vetëm një barazim dëshpërues 1-1 përballë Bosnjes në “Stade de la Meinau” në ndeshjen e vlefshme për Grupin D të eliminatoreve të Botërorit. Edhe pse kryeson bindshëm dhe e pashqetësuar në renditje, duhet të shqetësohet Deschamps për paraqitjen pasi ekipi nuk shkëlqeu dhe madje rrezikoi. Në fillim ishin ballkanasit me Dzekon që shënuan në 36’ ndërsa menjëherë Griezmann barazoi në 40’. Ne pjesën e dytë, Kounde doli me të kuq duke ja bërë më të lehtë Bosnjes që të marrë një barazim 1-1.
Ndërkohë në Grupin G, një ndër më të fortët, pati një barazim 1-1 në duelin Norvegji-Holandë ku për tulipanët, Van Gaal debutoi me një barazim. Turqia zhgënjeu me një barazim 2-2 përballë Malit të Zi duke ruajtur kryesimin në këtë grup.
