Video/ Nuk i pëlqen t’ia ndërpresin intervistën, Van Dijk shtyn tifozin para kamerave

Paksa nervoz u shfaq dje në mbrëmje Virgil Van Dijk në përfundim të ndeshjes me Holandën e tij ku mbrojtësi u rikthye me kombëtaren pas një mungese të gjatë.

Natyrisht i zhgënjyer për rezultatin 1-1 ndaj Norvegjisë, në “Ullevaal Stadion”, mbrojtësi nuk u soll dhe aq hijshëm në një intervistë direkte kur atij iu afrua një tifoz për t’i marrë një selfie.

Siç u duk nga pamjet, fansi i mbrojtësit të Liverpool u afrua për ta përqafuar dhe me telefon në dorë për një foto por Van Dijk e shtyn dhe në pamje u duk tepër serioz dhe i ftohtë.

Gjithsesi ndoshta edhe për çështje sigurie nga situata e krijuar nga variant Delta, Van Dijk reagoi në mënyrë të tillë, sjellje që në përgjithësi nuk është pëlqyer nga tifozët, shkruan Ora News.