Vinçenzo Montella rikthehet në stol, do të drejtojë Balotellin në Turqi

Pas një mungese 2-vjeçare, rikthehet në aksion Vincenzo Montella. Trajneri Italian i cili detyrën e fundit e pati në stolin e Fiorentinës deri më 21 Dhjetor të 2019, tashmë do të nisë një aventurë të re në superligën turke.

47-vjeçari siç u njoftua do të jetë trajneri i ri i ekipit Adana Demirspor, skuadër që së fundmi ka investuar për të sjellë lojtarë të rëndësishëm në skuadër si Balotelli, Inler apo Belhanda.

Montella ka drejtuar më parë Milanin, Sevillan e Fiorentinën por pa lënë gjurmë në këto skuadra ndërsa kjo është dhe aventura e parë pas një pushimi kaq të gjatë për të, shkruan Ora News.

Ndërkohë që në skuadër, trajneri Italian do të ketë edhe portierin titullar të Kosovës, Arijanet Muriç.