Challandes: Kjo është fitorja e skuadrës por një hap i vogël përpara
Trajneri Bernard Challandes u shpreh tepër i kënaqur për fitoren në Batumi ndaj Gjeorgjisë duke pranuar se skuadra e tij mund të bënte më shumë duke shënuar e për ta mbyllur ndeshjen më shpejt, shkruan Ora News.
“Bëmë një ndeshje të mirë, mbajtëm topin dhe avantazhi ishte i merituar, më pas humbën disa topa. Mund të shënonim disa gola të tjerë dhe humbja e rasteve na bëri të vuanim në fazën mbrojtëse. Unë mendoj se fitorja ishte e merituar dhe ishte shumë e rëndësishme të bënim një ndeshje të mirë dhe me mentalitetin e duhur”.
Ndërkohë për trajnerin e dardanëve, kjo fitore është një hap i vogël përpara pasi skuadra tha se duhet të bëjë mirë edhe në ndeshjet e tjera ndërsa vlerësoi disa lojtarë të ekipit.
“Kjo është fitorja e skuadrës, e grupit. Ishte e rëndësishme të jepnim një përgjigje kolektive ndaj dhe bëmë një hap para edhe pse i vogël për të bërë atë që duam të arrijmë. Ishte e nevojshme të ishim më agresivë. Kjo është një nga mënyrat e lojës që kemi kërkuar të bëjmë dhe uhet të vazhdojmë në ndeshjet e tjera kështu. Dreseviç ka bërë paraqitje shumë të mirë, është lojtar i rëndësishëm për ne dhe mënyrën sesi luajmë ndaj dhe do të bëjë mesfushorin sërish. Lirim Kastrati? Bëri gjithashtu mirë, ka patur probleme me ardhjen këtu dhe vlerësoj sakrificat që ka bërë për të luajtur me përfaqësuesen”, përfundoi trajneri i dardanëve.
