Momente prekëse, atletja e verbër merr propozimin pas eliminimit në Tokyo (Video)

Një nga momentet më emocionuese dhe padyshim më romantike të Tokyo 2020. Teksa Lojërat Paralimpike vijojnë të zhvillohen në kryeqytetin japonez, pa tifozë në impiante, në garën e 200 metrave për femra T11, Keula Nidreia Pereira Semedo mori surprizën më të madhe dhe një propozim që ka thyer zemrat e të gjithëve, shkruan Ora News.

Gara e 200 metrave për atletet paralimpike zhvilohet me shoqërues dhe për sportisten nga Cape Verde zhgënjimi i eliminimit në gjysmëfinale u tejkalua kur ajo mori propozimin e jetës nga bashkëvrapuesi i saj dhe njëkohësisht partner në jetë, Manuel Antonio Vaz da Veiga u gjunjëzua për t’i kërkuar që të martohej.

Dhe ajo tha POOO….ndiqeni videon për më tepër!