Tifozëve të Juves nuk u del inati për Ronaldon, parrulla kundër klubit

Juventusi ndoshta ka mbyllur merkaton më të dobët të decades së fundit ku përveçse u dobësua duke larguar një lojtar të klasit botëror si Cristiano Ronaldo, bëri dhe një merkato shumë të dobët në hyrje duke afruar vetëm Locatellin dhe Kai Jorge.

Një situate e tillë nuk ishte parë që kur bardhezinjtë u rikthyen nga SeriA B dhe tifozët nuk ua falin drejtuesve dhe kanë dalë hapur kundër tyre, shkruan Ora News.

Në shënjestrën e tifozëve janë sigurisht presidenti Agnelli dhe Alberto Pairetto, përgjegjësi i klubit për raportet me tifozët ku ndaj tyre u ekspozuan disa pankarta me akuza të forta.

“Kudo me tambure dhe pankarta, në Allianz buratinë dhe figure idiote” ishte njëra nga pankarat ndërsa e dytë ishte direkt për presidentin, “Skuadër e shkatërruar, dhe një stadium prej salloni. Anjeli dhe Paireto një shkatërrim i madh”.

Pankartat tregojnë edhe për problemet e brendshme mes tifozerisë juventine por mesazhi i fortë është për drejtuesit që kanë bërë një merkato të dobët dhe tashmë ultrasit presin përgjigje sapo të përfundojnë ndeshjet e kombëtareve.