Kapiteni Etrit Berisha: Me një fitore me Poloninë, bëjmë surprizën e madhe
Nga Varshava, trajneri Edy Reja dhe kapiteni Etrit Berisha folën në konferencën për shtyp në prag të sfidës së parë nga tre ndeshjet e programuara, ndaj Polonisë.
Fillimisht ishte kapiteni Berisha që foli para gazetarëve duke theksuar rëndësinë e këtij takimi.
Të luash me Poloninë, si është, janë të fortë në Poloni. A keni frikë nga Lewandowski?
"Me siguri që Polonia është një ekip shumë i mirë edhe pse nuk ka disa lojtarë që nuk janë thirrur. Me rëndësi për ne është paraqitja e mirë si skuadër, nuk ka rëndësi se kush do të luajë. Polonia ka yje botërore si Levandovski, edhe ne kemi lojtarë të rëndësishëm, por shpresojmë që të bëjmë rezultat edhe paraqitje pozitive.”
Çfarë paraqitje presim të bëjmë në Poloni?
“Gjëja e parë është që, ndeshja të përgatitet në mënyrë të mirë, ato që na thotë trajneri t’i bëjmë në fushë. Jemi duke bërë përgatitjet e fundit, jemi duke u stërvitur shumë për një rezultat pozitiv. Polonia ka lojtarë cilësorë pa marrë parasysh se nuk ka patur rezultate të mira kohët e fundit. Ne duhetm të shfrytëzojmë çdo gabim të kundërshtarit".
A mund të marrim një rezultat pozitiv dhe të bëjmë surprizën?
“E dimë që në shtëpi nuk ka humbur për një kohë të gjatë, por çdo ditë është një ditë e re e fatit dhe mundësitë janë gjithmonë të reja. Mendoj se kemi mundësitë të surprizojmë Poloninë, por duhet të kemi vetëbesim dhe pastaj gjërat e tjera t’i bëjmë me përpikmëri taktike, besoj që raste do të kemi dhe shpresoj që të bëjmë rezultat pozitiv që po fituam nesër, do të na japë mundësitë të vazhdojmë garat. Një fitore do të mund të na shtyjë të bëjmë surprizë të madhe siç kemi bërë edhe më herët", perfundoi kapiteni Etrit Berisha.
