Publikohet formacioni zyrtar, Shqipëria me Cikalleshi-Manaj në sulm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Shtator 2021, 18:51
Ashtu siç kishte raportuar Ora News, trajneri Edy Reja ka konfirmuar formacionin e tij tashmë të “blinduar” me kohë, 3-5-2 dhe me njerëzit që i japin më shumë besim në ndeshje të tilla.
Trajneri Italian ka hedhur në fushë formacionin që kemi publikuar edhe më parë ku në sulm I beson dyshes Cikalleshi-Manaj teksa mbrojtja është pothuajse e paprekur me Gjimshiti-Kumbulla-Ismajli.
Në mesfushë janë përzgjedhur 5 lojtarët e përmendur edhe më parë, Hysaj në të djathtë, Bare-Gjasula-Abrashi në qendër dhe Trashi në të majtë.

