Barcelona zgjedh pasuesin e Messit, vendos t’i japë fanellën me numër 10

Fanellën mitike me numër 10 do ta ketë një tjetër lojtar te Barcelona. Katalanasit kanë vendosur që Ansu Fati të trashëgojë numrin e “rëndë” që ka bërë historinë në Spanjë dhe në Europë me fanellën blaugrana duke I dhënë përgjegjësi të mëdha lojtarit 18-vjeçar.

Që nga sezoni 2008-2009, ajo fanellë ishte privatizuar nga Lionel Messi i cili bëri historinë por para tij e kanë mbajtur edhe emra të tjera të mëdhenj si Ronaldinho, Rivaldo, Romario, Hagi, Litmanen apo Riquelme, shkruan Ora News.

Sulmuesi Ansu Fati i lindur në Guinea Bisau, aktualisht po rikuperohet nga dëmtimi dhe nuk ka arritur formën më të mirë pasi sezonin e kaluar e humbi pothuajse plotësisht dhe tani gjërat i kanë marrë me qetësi drejtuesit për të mos rrezikuar me talentin e tyre.

Fillimisht, Ansu Fati e nisi me numrin 31 karrierën te Barça e në sezonin e kaluar kishte numrin 22 ndërsa ky vit e gjen me përgjegjësi të mëdha, numrin 10 dhe talenti nuk i mungon..