Nis sot mësimi plotësues në Shqipëri, ja sa do të zgjasë ora mësimore
Sot është dita e parë e mësimit plotësues për të gjithë nxënësit në Shqipëri.
Mësimi pritet te zgjas rreth 2 orë e 30 minuta. Nxënësit dhe prindërit që u paraqitën sot ne shkollë vleësojnë orët plotësuese për shkak te mangësive të shumta gjatë mësimit online, por duke qene se pjesëmarrja është fakultative jo të gjithë nxënësit janë paraqitur.
Detyrimi i vaksinimit te stafit pedagogjik i bën prindërit dhe nxënësit të ndihen më të sigurt.
Me rastin e fillimit të mësimit plotësues Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi u është drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve me anë të një mesazhi të publikuar në rrjete sociale.
Kushi thotë se të gjithë shkollat janë gati për mësimin plotësues, i cili u vlerësua nga ekspertët, mësuesit dhe prindërit si një nevojë, sidomos për nxënësit në zonat e riskut në kohën e kulmit të pandemisë, ku mësimi online zgjati më shumë se në zonat e tjera të vendit.
Ministrja shton se procesi i mësimit do të jetë gjithëpërfshirëse dhe se përveç përsëritjes apo përforcimit të njohurive, përmban edhe aktivitete argëtuese dhe sportive. Ajo u bën thirrje nxënësve të shfrytëzpjnë këtë mundësi, për ta nisur vitin e ri shkollor me njohuri të rikuperuara.
Në përfundim të mesazhit Ministrja Kushi u ka rikujtuar të gjithëve që të mos harrojnë kujdesin dhe vëmendjen ndaj rregullave anti-COVID, për të ruajtur shëndetin dhe të afërmit.
Japonia gjen grimca të zeza në vaksinën Moderna
1 Shtator, 07:50

