Kultivuan kanabis në banesë, arrestohet 69-vjeçari në Fier, 2 bashkëpunëtorët shpallen në kërkim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2021, 10:09
Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë arrestuar pasi akuzohen se tentuan të kultivonin bimëve narkotike në Fier.
Blutë bëjnë me dije se u srrestua në flagrancë shtetasi Bektash Gropasi, 69 vjeç, dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. G., 32 vjeç dhe F. G., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Cakran, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin, në oborrin e banesës së shtetasit B. G., kishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", e kryer në bashkëpunim./OraNews/
