Kultivoi bimë narkotike në Tropojë, arrestohet 30 vjeçari, procedohet inspektori i pyjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2021, 09:40
Policia e Tropojës ka finalizuat operacionin policor antikanabis të koduar "Vilishti" në kuadër të të cilit ka rënë në pranga një 30-vjeçar. Gjithashtu është proceduar penalisht inspektori për Pyjet dhe Mjedisin, për shpërdorim detyre dhe moskallëzimi krimi.
Siç bëjnë me dije blutë u arrestua shtetasi Gëzim Prengzaj, 30 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj.
Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, sipër bjeshkës së fshatit Vilisht.
Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Shpërdorimi i detyrës", shtetasi I. Sh., me detyrë inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në bashkinë Tropojë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme. /OraNews/
