Maliq/ Makina shpërthen në flakë pasi furnizohet me gaz në karburant, shoferi dhe pasagjeri pësojnë djegie në trup

Një makinë shpërtheu në ecje në Vloçisht të Maliqit, duke rrezikuar të shkaktojë një ngjarje të rëndë në rrugë.

Mjeti sapo ishte furnizuar me gaz në një karburant aty pranë dhe sapo kishte dalë në rrugë në kohën kur u përfshi nga flakët.

Në kushtet e panikut, shoferi ka humbur kontrollin e makinës që përfundoi në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë të flakëve drejtuesi dhe pasagjeri kanë marrë djegie në pjesë të ndryshme të trupit dhe u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse shoi flakët, ndërsa policia mori masa për rregullimin e lëvizjes në rrugë për të shmangur incidente të tjera.

Ekspertët e policisë së Korçës ndërkohë kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Në vazhdimësi ka pasur raste kur automjete, kryesisht mjete që punojnë me gaz kanë shpërthyer në flakë në rrugë.

Ekspertët kanë ngritur alarmin për modifikimet e mjeteve me impiant gazi, dhe vendosjen e tyre në servise të palincensuara, çka më pas kthehet në një rrezik

Vendosja e impiantit si dhe certifikimi i tij është tërësish në dorë të subjekteve private, ndërsa në Drejtorinë e Shërbimeve të Transportit kryhet vetëm përshtatja e lejes së qarkullimit./OraNews/