Mbi 1 mijë raste rë reja nga Covid-19/ Vasili: Urdhrat e kryeministrit na çuan në këtë gjendje
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimit të bilancit të Covid-19, ku ditën e sotme u regjistruan mbi 1 mijë raste të reja dhe 3 viktima.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Vasili thotë se Shqipëria ndodhet në një situatë kritike përsa i përket pandemisë, ndërsa shton se janë urdhrat e kryeministrit që çuan në këtë gjendje teksa veprimet janë sikur nuk ka pandemi.
Më tej ai thotë se situatën duhet ta udhëheqin profesionistët pasi Shqipëria tashmë është e pushtuar nga vala e pandemisë.
Postimi i plotë:
Pandemia ne renie te lire!
Vala e Pandemise eshte ne zhvillim te plote dhe shume serioz.
Sot serish nje numer shume i rende rastesh te reja, plot 1054 raste te reja me Covid!
Menaxhimi paraprihet nga urdherat e kryeministrit, kjo eshte vertet skandaloze dhe e papranueshme.
Ne kete situate duhet te udheheqin profesionistet.
Urdherat e kryeministrit na prune ne kete gjendje.
Shqiperia e pushtuar nga vala e Pandemise veprimet jane sikur s’ka pandemi.
Ditën e sotme në vendin tonë humbën jetën 3 persona, ndërkohë që u regjistruan 1 mijë e 54 raste të reja
