Video/ Milan dhe Roma dhurojnë spektakël. Pikë të plota dhe fitore me goleadë

Një start i tillë në Serinë A nuk shihej prej kohësh. Milan dhe Roma u përgjigjën me fitore spektakolare në javën e dytë pas fitoreve edhe të Napolit, Interit dhe Lazios më parë.

Kuqezinjtë e Piolit shkëlqyen në “San Siro” me triumfin 4-1 ndaj Cagliarit të udhëhequr nga Olivier Giroud me dy gola e në sfidën tjetër, Roma dominoi 4-0 Salernitanën, shkruan Ora News.

Historia e ndeshjes u mbyll që në pjesën e parë me 5 gola të shënuar teksa Tonali me një goditje dënimi perfekte hapi serinë e më pas Deiola në 15’ barazoi. Leao në 17’ i riktheun avantazhin Milanin dhe më pas Giroud me 2 gola në 24’ dhe 43’ vulosi edhe ndeshjen 4-1.

Gjithashtu Roma e Jose Mourinhos po surprizon me fitore spektakolare, si ajo ndaj Salernitanës me rezultatin e thellë 4-0, me golat që u shënuan të gjithë në fraksionin e dytë të ndeshjes. Pellegrini në 48’ shënoi të parën më pas, Veretout në 52’, Abraham në 69’ dhe sërish Pellegrini në 79’ mbyllën ndeshjen me rezultatin 4-0.